Merkato

Bindën Piolin me paraqitjen e tyre, Milani synon blerjen përfundimtare të Diaz dhe Dalot

Brahim Diaz dhe Diogo Dalot janë dy futbollistët e talentuar që ndonëse kanë luajtur pak me Milanin këtë sezon, kanë treguar një nivel mjaft të mirë dhe po meritojnë gjithmonë e më shumë besimin e Piolit.

Të dy futbollistët janë transferuar në Milano në formën e huazimit të thjeshtë dhe sipas marrëveshjes në fund të sezonit duhet të kthehen përkatësisht Diaz te Real Madrid dhe Dalot te Manchester United.

Gjithsesi dyshja Maldini-Massara nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe kanë nisur negociatat si me klubin spanjoll, ashtu edhe atë anglez, për të futur të drejtën e blerjes në marrëveshjen e huazimit të futbollistëve.

Drejtuesit e klubit kuqezi do të provojnë të sigurojnë kartonët e dy lojtarëve, me qëllim që të mos investojnë në rritjen e tyre, për t’i humbur sërish në fund të sezonit, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për Diaz.

Kjo pasi te Reali besojnë shumë në cilësitë e tij dhe kanë kundërshtuar çdo ofertë për shitjen, duke pranuar vetëm huazimin e thjeshtë, ashtu siç bënë këtë verë me Milanin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency