Bindi për dy ditë, Elmir Asani firmos për 3 sezone me Skënderbeun
Elmir Asani prej ditës së sotme është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Asani u bashkua ditën e djeshme me ekipin në “Tropikal Resort”, ku është prezantuar me grupin dhe stafin teknik. Mesfushori u aktivizua në miqësoren ndaj Bylisit, ku zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive si dhe shënoi golin e parë të sfidës.
Pas testit miqësor, Asani së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh 23-vjeçarin për 3 vitet e ardhshme me kampionët në fuqi të Superiores.
Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur për Vojvodinën, Zemunin dhe Vozdovacin në Superligën e Serbisë, ku është aktivizuar në total 62 ndeshje.
Pasaporta
Emri: Elmir Asani
Datëlindja: 15 shtator, 1995 (23)
Vëndlindja: Novi Sad
Shtetësia: Kosovë, Serbia
Karriera:
2014–2015 / Vojvodina: 14 ndeshje
2015–2017 / Vozdovac: 25 ndeshje
2017–2018 / Fk Zemun: 23 ndeshje
2018 / Mauerwerk: 8 ndeshje




