Kategoria Superiore

Biturku: Keqardhje që nuk fituam, na duhen pikë

Gentian Begeja nuk u paraqit në konferencën e zakonshme për shtyp, për shkak të disa problemeve të lehta shëndetësore, ndërsa në vend të tij interesit iu përgjigj Ilir Biturku.

Ndihmësi i Begejës vlerësoi lojën e zhvilluar nga skuadra, por theksoi se nuk është tërësisht i kënaqur, për sa kohë që nuk arritën të marrin 3 pikët.

“Jemi në pozita mjaft të vështira dhe u munduam të marrim 3 pikët sot, por nuk ia dolëm. Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë dhe luajtëm në bllok, pasi nuk kemi mundësi të tjera. Gjithsesi, duhet të vlerësojmë 100% çdo ndeshje, pasi kemi shumë nevojë për pikë”, u shpreh Biturku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency