BKT Superliga/ Ballkani dhe Gjilani nuk gabojnë, feston edhe Drenica
Festojnë skuadrat udhëtuese në BKT Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Gjilani nuk gabuan në ndeshjet e tyre, ndërsa festoi edhe Drenica. Skuadra e Ilir Dajës fitoi 0-2 përballë Prishtinës, sfidë ku nuk munguan polemikat, tensioni, kartonët e kuq dhe penalltitë. Ekipi i Ilir Dajës fitoi 0-2 falë golave të Ermal Krasniqi (pen) dhe Mevlan Zekës në minutat shtesë.
Prishtina humbi një penallti me Krasniqin në minutën e 57-të, me Ballkanin që mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Dellovës. Otto John mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 70-të dhe forcat në fushë u barazuan.
Minutat e fundit sollën tension. Penallti për Ballkanin, tifogrupi “Plisat” ndërprenë ndeshjen pas hedhjeve të mjeteve piroteknike, por gjithçka rinisi dhe Ballkani realizoi dy gola.
Vendi i parë me 39 pikë për skuadrën nga Suherake, po aq sa ka edhe Gjilani. “Skifterat” e Ismet Munishit fituan 1-3 përballë Feronikelit të vendit të fundit. Golat e fitores për Gjilanin u realizuan nga Blerim Krasniqi, Arber Prekazi, Edison Kqiku, ndërkohë që Drenica fitoi 1-2 kundër Dukagjinit.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



