Kosovë

BKT Superliga/ Prishtina triumfon në Podujevë, Drita ngec në Ferizaj

Prishtina fitoi 1-2 në Podujevë përballë Llapit, ndërsa Drita nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Ferizaj. Ekipi kryeqytetas i shkaktoi humbjen e parë Llapit. Kreshnik Uka kaloi ekipin mik në avantazh nëpërmjet një penalltie në minutën e 12’.

Endrit Krasniqi dyfishoi për Prishtinën në mesin e pjesës së dytë, teksa Trimror Selimi realizoi golin e nderit për vendasit 15 minuta përpara fundit. Në fund festë për djemtë e Munishit, të cilët numërojnë 7 pikë pas javës së tretë. Drita mori vetëm një pikë nga transferta në Ferizaj.

1-1 u mbyll dueli ndaj ekipit vendas, me dy golat që u shënuan nga pika e penalltive. Besnik Krasniqi realizoi golin për “Intelektualët” në minutën e 68’, por vendasit evituan humbjen në minutat e fundit me anë të Ramush Ramadanit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency