Lajme

Bledi Shkëmbi: Liria nuk tregoi karakter kampioni

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, mori përgjegjësitë për faktin se skuadra që ai drejton nuk arriti ta mundte Besën. Sipas tij, prizrenasit treguan se nuk e kanë karakterin për t’u shpallur kampion.

Ndoshta u nënvlerësua Besa. Në minutat e para dukej sikur e kishim të sigurtë fitoren. Përgjegjësia është e imja, sepse ndoshta nuk e kam përgatitur si duhet ndeshjen. Nuk na ka bërë mirë opinioni se ne jemi për kampion. Ndoshta nuk e kemi karakterin për kampion, nuk fitohet titulli në këtë mënyrë.

Të dy golat u pësuan për fajin e të gjithë skuadrës, nuk i ndaj përgjegjësitë. Ekipi nuk ishte përgatitur nga ana psikologjike për të marrë fitoren.

Ndërsa trajneri i Besës, Valdet Shoshi, u shpreh i bindur se me këto lojëra ekipi i tij e ka vendin mes të të mirëve të futbollit kosovar.

Nga mënyra sesi shkoi loja, mund të merrnin edhe fitoren. Erdhëm për të luajtur me mend në kokë në Prizren dhe morëm një pikë. Pësuam dy gola, por ndoshta tek i dyti ka qenë faull. Ne e arritëm objektivin, morëm një rezultat pozitiv.

Me këto ndeshje kemi treguar që e kemi vendin në Superligë. Jam shumë optimist se do ta arrijmë objektivin.   

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency