Bledi Shkëmbi: Nuk ditëm ta administronim ndeshjen, i jap meritë edhe Skënderbeut
Bledi Shkëmbi e ka të vështirë ta shpjegoi se si nga epërsia 2-0 skuadra e tij mori vetëm një pikë me Skënderbeun. Ai mori përgjegjësitë e tij për dy pikët e lëna, që erdhi në një moment neglizhimi nga skuadra durrsake.
“Lojtarët vazhduan të luanin edhe pas 2-0. Kishim disa probleme. Osmani, Arapi nuk ishin në 100%. Kjo na kondicionoi edhe ndërrimet. Nga 2-0 të barazohesh 2-2 të vjen keq. Kishim mundësi të administronim më mirë rezultatin. Asnjëherë s’kam folur për gjyqtarët. Duket që është faull ndaj Traoresë në sulm. Kaq mund të them. Ekipi mund ta kishte administruar më mirë rezultatin. Sot u munduam të qarkullonim topin. Ndonjëherë ka meritë e kundërshtari që nuk të lë të luash. Edhe fusha nuk është në kondicionin e duhur. Ndryshimet taktike na bënë mirë. Nuk bëmë ndonjë lojë brilante, kishim një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të fundit.”
Teuta nuk mbyllu ndeshjen: “Kishim mundësi për të shënuar golin e tretë për të mbyllur ndeshjen. Tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, atje brenda në lojë duhet ti zgjidhësh gjërat me të qindtën e sekondës. Në fushë bëhen edhe gabime.”



