Featured

Blerim Krasniqi largohet nga Gjilani, pritet transferimi në kampionatin rumun

Blerim Krasniqi mbyll aventurën e tij te klubi I Gjilanit në Superkligën e Kosovës. Sulmuesi 26-vjeçar nga Kavaja, u transferua te “skifterat” një vit më parë dhe në 39 ndeshje shënoi 10 gola e dha tre asiste, teksa shënoi edhe një gol në eliminatoret e Conference League ndaj Liepajës.

Aktualisht sulmuesi ka një marrëveshje paraprake për t’u transferuar në kampionatin rumun, pikërisht te Mioveni, skuadër që renditet e fundit në sezonin aktual të Superligës së futbollit atje.

Për Krasniqin ka shfaqur interes edhe një klub turk, që pritet të paraqesë ofertën e tij në ditët e ardhshme, megjithatë gjasat janë që Rumania të jetë destinacioni i radhës.

Blerim Krasniqi është rritur te Besa e Kavajës, ndërsa në të shkuarën ka luajtur për Apoloninë, Skënderbeun e Teutën, skuadër me të cilën u shpall edhe kampion në sezonin 2020-2021.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency