Premier League

Blerja e Haalandit nga City detyron “yllin” e Tottenhamit të marrë vendimin që s’e priste kush

Verën e kaluar Harry Kane dëshironte me çdo kusht të largohej nga Tottenhami, por kërkesa e lartë e klubit londinez (20 milionë euro) bëri që Manchester City të tërhiqej duke mos e paguar shumën e lartë të transferimit. Në fund, sulmuesi i “Tre Luanëve”, u detyrua të respektonte kontratën që kishte me “Spurs”-sat, edhe pse jo me dëshirë.

Një vit më vonë, sipas “The Athletic”, situata e sulmuesit është krejtësisht ndryshe dhe tani ai po mendon të zgjasë marrëdhënien kontraktuale me Tottenhamin. Kontrata e anglezit përfundon në vitin 2024. Manchester City tashmë ka blerë Haalandin dhe Julián Álvarezin, që do të thotë se nuk ka më vend për të në sulmin e Pep Guardiolës. Rinovimi me Tottenhamin tashmë mundësi reale.

Ky sezon nuk ka qenë më i miri për Kane sa i përket marrëdhënies me golin. Ai e mbylli me 27 gola në të gjitha garat, ndër të cilët vetëm 17 në Premier League. Situata e tij në klub nuk ishte më e mira e mundshme, por rinovimi i kontratës së tij do të bënte që Tottenhamin të kishte edhe një herë versionin më të mirë të sulmuesit anglez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency