“Blerje e shkëlqyer, De Ligt lider”, kapiteni i Bayernit vlerëson afrimin e fundit
Matthijs De Ligt është lojtari më i ri i Bayern Munchen. Qendërmbrojtësi holandez ka firmosur për pesë vite me kampionët e Gjermanisë, me 10 milionë euro në sezon, ndërkohë që Juventusi do të përfitojë 70 milionë euro + 10 të tjera në formë bonusesh nga shitja e tij.
22-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës së re në SHBA. Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer ka vlerësuar De Ligt në një prononcim për Bild.
“Klubi ka bërë një blerje të shkëlqyer, De Ligt është një lojtar që mund të udhëheqë mbrojtjen, ai ka karizëm dhe është një mbrojtës i madh. Mesa kam parë kohët e fundit, unë mendoj se ai është fiks për futbollin gjerman.
https://twitter.com/i/status/1549304327935873026
Nuk mendoj se do i duhet shumë kohë për t’u integruar e përshtatur me Bayernin. Ai mbart me vete cilësi dhe vlera. Na ka ecur gjithmonë me lojtarët holandezë, kam luajtur me disa prej tyre.
Është shumë e rëndësishme të shfaqë lidershipin e tij në prapavijë, duke përfshirë edhe gjuhën e trupit, diçka që David Alaba e bënte shumë mirë”, theksoi portieri i njohur gjerman.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



