Futboll

Boateng zgjedh me zemër, refuzon Eintrachtin për Melissa Sattën

Kevin Prince Boateng duket se ka zgjedhur të ardhmen e tij me zemër, pasi ka refuzuar t’i bashkohet Eintrachtit të Frankfurtit, për të mbetur në Itali, pranë Melissa Sattës.

Sipas mediave italiane sulmuesi ganez ka refuzuar përfundimisht gjermanët dhe është vetëm një hap larg transferimit te Fiorentina, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin vjollcë.

Tani ka mbetur vetëm që të sistemohen detajet e transferimit mes Sassuolos që ka kartonin e ganezit dhe Fiorentinës, që sulmuesi të niset drejt Firences, për t’u vënë në dispozicion të Vincenzo Montellas.

Kevin Prince Boateng dhe Melissa Satta kanë dhënë sinjale ribashkimi me njëri-tjetrin, por një largim i sulmuesit në Gjermani, do ta bënte të pamundur rifillimin e romancës me italianen, ndaj edhe ganezi refuzoi Eintrachtin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency