Futboll

Boca Juniors vijon marshimin, fiton edhe superklasiken

Në El Monumental festoi Boca Juniors. 8 nga 8, formacioni i trajnerit Guillermo Barro Schelotto triumfoi edhe në transertën përballë rivalëve të urryer të River Plate me shifrat 2-1, duke vijuar ecurinë perfekte në këtë sezon të kampionatit argjentinas. 8 fitore në 8 javë për Bocën që me 24 pikë të grumbulluara, numëron 9 më shumë se ndjekësja më e afërt me vendin që ndahet mes Talleres Cordoba dhe San Lorenzos. Nëse vazhdon me këtë ritëm fitimi i titullit do të jetë thjeshtë cështje kohe për Boca Juniors. Në stadiumin famshëm El Monumental miqtë kaluan fillimisht në epërsi me golin e Cardonës por Ponzio 21 minuta përpara fundit barazoi shifrat, megjithatë nuk kaloi shumë dhe Nandez i dha sërish avantazhin Bocës. Si Riveri ashtu edhe Boca e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi në pjesën e parë gjyqtari nxorri me karton të kuq Fernandez për vendasit ndërsa forcat në fushë u barazuan në të 61-tën pas daljes me një tjetër karton të kuq të autorit të golit të parë për Bocën, kolumbianit Cardona.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency