Bologna blen përfundimisht sulmuesin e talentuar të Juventusit
Klubi i Bolognës ka vendosur të ushtrojë të drejtën blerjes së sulmuesit anësor Ricardo Orsolini nga Juventusi, duke paguar shifrën prej 13 milionë eurosh që ishte parashikuar në formulën e huazimit verën e kaluar.
Aktualisht sulmuesi është i impenjuar me Kombëtaren Italiane U21, në Kampionatin Italian të kësaj grupmoshe, ndërsa në ditët në vijim pritet të shkojë në zyrat e klubit për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Nga ana tjetër, klubi bardhezi nuk ka preferuar të heqë dorë përfundimisht nga kartoni i sulmuesit të talentuar, që shpërtheu nën drejtimin e Sinisa Mihajloviç dhe ka ruajtur të drejtën e riblerjes për shifrën e 23 milionë eurove.



