Bologna kthehet te fitorja, Cagliari bie në pjesën e dytë
Bologna më në fund ngre kokë, fiton 3-2 me Cagliarin në javën e shtatë të Serisë A, ku kishte pësuar tri humbje radhazi në sfidat e fundit.
Takimi u zhbllokua nga Joao Pedro në minutën e 15-të, por Bologna barazoi me Barrow në fundin e pjesës së parë, me një goditje të mrekullueshme brenda zonës, paksa prirët me portën.
Në fillim të pjesës së dytë shënuan sërish futbollistët miq me Simeonen, por skuadra e Mihajlovicit arriti të përmbyste shifrat me Sorianon (52’) dhe sërish Barrown në minutën e 56-të.
Në minutat e fundit Cagliari bëri gjithçka për të barazuar takimin, por Bologna rezistoi me të gjitha mënyrat duke marrë një fitore me shumë vlera.



