Bologna ndal Romën, asist Interit dhe Lazios
Vetëm një pikë për Romën në transfertën e Dall Aras përballë Bolognas. Përfundoi në barazim 1-1, sfida që hapi javën e 30-të të Serisë A, mes kuqebluve të Donadonit dhe verdhekuqëve të Di Francescos. Një barazim që nuk i shërben shumë skuadrës kryeqytetase pasi nga ky hap fals i Romës mund të përfitojnë Interi dhe Lazio që kanë sfida të lehta në letër këtë të shtunë. Me pikën e marrë Roma u ngjit në kuotën e 60 të tillave ndërkohë që lajmi i keq se Radja Nainggolan u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 17 minutash duke i lënë vendin brazilianit Gerson. Mesfushori belg tashmë rrezikon seriozisht të mungojë në sfidën e mesjavës ndaj Barcelonës mër çerekfinalet e Championsit.Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh teksa në minutën e 18-të Pulgar pas një serie karambolesh në zenë, me një goditje të bukur nga 16 metra distancë mposhti portierin Allison. Në fraksionin e parë Roma u ndal te shtylla por verdhekuqtë arritën ta gjenin barazimin me Edin Dzekon që i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 76-të, zgjati kokën për të devijuar drejt rrjetës një krosim të Perrotit duke i dhënë një pikë skuadrës së Di Francescos.



