Bolt “i pakapshëm”, shijon jetën në krahët e Kasi Bennet
Usain Bolt po e jeton në maksimun jetën. Legjenda e atletikës, tashmë i tërhequr nga ky sport, po shijon rrezet e diellit bashkë me të dashurën e tij Kasi Bennet në vendet me ekzotike të Tajlandës. Fotot që çifti ka postuar ditët e fundit në rrjetet sociale po tërheqin vëmendjen e fansave, që ndoshta ende besojnë te rikthimi i njeriut më të shpejtë në planet në garat e sprintit. 31-vjeçari po tregon se është po kaq shpejtë në jetën private sikurse ne pistat e vrapimit.












