Bolt vazhdon provën me Dortmundin, tifozët entuziastë (Foto)
Stërvija e parë ishte me dyer të mbyllura ndërsa paraditen e kësaj të premteje seanca ishte e hapur dhe të gjithë tifozët e Dortmundit kishin mundësinë të ndiqnin nga afër sesi stërvitej rekordmeni i botës i garave të shpejtësisë në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt me futbollistët e tjerë të Borussias. Xhamajkani është duke vazhduar provën te skuadra verdhezi me shpresën se do tia arrijë qëllimit të firmosë një kontratë dhe të shndërrohet në një futbollist profesionist edhe pse tashmë është 31-vjeç. “ Do ta zhvilloj këtë provim dhe vetëm më pas mund të them nëse jam në lartësinë e duhur ose jo. Më pas do të flas me klubin. Tani nuk dua të bëj hapin më të madh të këmbës time, pasi dua të kuptoj cili është niveli im. Po jetoj një ëndërr, një kapitull të ri të jetës time. Të shohim në fund se deri ku mund të arrij”, deklaroi Usain Bolt.
Goli i parë i Bolt me Borussian e Dortmundit.
https://twitter.com/BVB/status/977130803162435584














