Bombardimet ruse, humb jetën kampioni ukrainas i Kickboxit
Lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë viktima nga bota e sportit. Mediat ukrainase raportuan këtë të martë për vdekjen e luftëtarit ukrainas të kikboksit, Yevhen Zvonok, në moshën 22-vjeçare, për shkak të bombardimeve të kryera nga Rusia në qytetin Chernigov, jo shumë larg Kievit.
Zvonok, kampion ukrainas, fitues i një medaljeje argjendi në Kupën e Botës, vendosi të regjistrohej në radhët e ushtrisë ukrainase për të mbrojtur vendin e tij. Megjithatë, më 3 mars, ai humbi jetën për shkak të bombardimeve ruse në qytetit Chernigov, megjithëse vetëm të hënën trupi i tij u gjet në rrënojat e një shkolle.
Miku dhe trajneri i tij, Sergey Lysyuk, i pikëlluar nga vdekja e tij, tha me mediet vendase: “Po zhvillonte një karrierë sportive në ngjitje, vitin e kaluar ishte i dyti në Kupën e Botës në Kicboks dhe kampion i Ukrainës, po përgatiteshim për të ndjekur garat ndërkombëtare dhe në fund të marsit ai duhej të merrte pjesë në kampionatin ukrainas, në Odesa.”




