Boniek paralajmëron Lewandowskin: Pemët e vjetra nuk rimbillen
Robert Lewandowski është një sulmues që i intereson shumë Barcelonës. Polaku i është vetofruar klubit “blaugrana”, pasi negociata me Bayernin për rinovimin e kontratës nuk shkuan ashtu siç ai dëshironte. Në vendlindjen e tij kanë guxuar të thonë se ai tashmë ka një marrëveshje trevjeçare me Barcelonën. Mirëpo edhe nga Polonia vjen një paralajmërim nga një zë autoritar. Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, një legjendë futbolli në këtë vend, e sheh si shumë të rrezikshme këtë lëvizje. Në një postim në Twitter, Boniek shkruan:
“Lewandowski te Barcelona? Duket transferim shumë interesant, emocionues. Por pemët e vjetra nuk rimbillen, është një rrezik i madh.”
https://twitter.com/BoniekZibi/status/1513916056896741378?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1513916056896741378%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Ffutbol%2F2022%2F04%2F12%2Fprimera%2F1649736861_234355.html



