Ligue 1

Bordeaux gjen trajner të ri, vjen ish sulmuesi francez

Pas një eksperience si ndihmës i Roberto Martinezit te kombëtarja belge, Thierry Henry është tashmë gati për të drejtuar vetë një skuadër futbolli.

Ish sulmuesi i njohur francez do të nisë karrierën si trajner i parë pikërisht nga Ligue 1, pasi do të marrë drejtimin e Bordeaux.

Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe nga ora në orë pritet që ish sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares franceze, të bëjë edhe prezantimin zyrtar.

Kujtojmë që javën e kaluar Bordeaux shkarkoi trajnerin Gustavo Poyet, pasi ky i fundit kishte kritikuar publikisht drejtuesit e klubit, në lidhje me disa zgjedhje të merkatos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency