Bordeaux, ofertë trajnerit Paulo Sousa
Drejtuesit e Bordeaux nuk janë të kënaqur me paraqitjen e ekipit këtë sezon. Skuadra renditet në vendin e 13-të në kampionat pas 26 javësh, shumë larg pritshmërive të fillim sezonit.
Për të ndryshuar situatën, klubi ka nisur nga puna për projektin e ri për sezonin e ardhshëm.
Në krye të këtij projekti mendohet Paulo Sousa, të cilit drejtuesit e klubit francez i kanë paraqitur një kontratë për 3 vjet e gjysmë dhe një page prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Klubi francez dëshiron me çdo kusht që kjo marrëveshje të mbyllet sa më pare pasi portugezi është absolutisht zgjedhja e tyre e pare.



