Borja Inglesias, më në fund i Real Betisit
Pas më shumë se dy muajsh negociata dhe bisedime edhe të tensionuara, Espanyoli dhe Real Betisi kanë arritur akordin për transferimin e Borja Iglesias te klubi andaluz. Kështu, pas largimeve të rëndësishme si Pau Lopez, Lo Celso e Junior Firpo, Real Betisi bën përforcimin më të rëndësishëm të merkatos me sulmuesin 26-vjeçar i cili do të firmosë për 5 sezone deri në vitin 2024. 28 milionë euro është shuma që do të derdhë Betis në arkën e Espanyolit, 18 milionë euro menjëherë, 5 milionë janarin e ardhshëm dhe 5 milionë të tjera në fund të sezonit.



