Serie A

Borja Valero ndez derbin: Golin e parë në Itali, ia kam shënuar Milanit

U afrua te Interi në merkaton e verës për të marrë në dorë frenat e mesfushës. Borja Valero deri tani e ka realizuar mësëmiri detyrën e tij edhe pse pritshmëritë nga trajneri Spalletti për lojën e mesfushorit spanjoll kanë qenë më të mëdha. Të dielën luhet derbi i Milanos, një sfidë të cilën Interi dëshiron ta fitojë me çdo kusht për të thelluar akoma edhe më shumë avantazhin ndaj Milanit në renditje. Por një fitore e mundshme e zikaltërve në sfidën më të ndierë të futbollit Italian, kalon edhe nga këmbët e Borja Valeros pasi duhet të jetë 32-vjeçari truri i skuadrës në këtë ndeshje.

Borja ëndërron që golin e tij të parë me fanellën e Interit ta shënojë pikërisht në derbi, duke kujtuar se finalizimi i tij i parë në Serinë A me Fiorentinën ka ardhur pikërisht në një ndeshje ndaj Milanit. Mesfushori spanjoll thuri elozhe për trajnerin Spalletti duke theksuar se puna me të është një kënaqësi e veçantë, ndërsa bëri edhe një koment  për raportin e tij me trajnerin e Milanit Montella, me të cilin ka punuar kur ka qenë pjesë e skuadrës vjollcë. “Kemi qenë 3 vite sëbashku, kemi përjetuar emocione të mëdha në fushë dhe jashtë saj”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency