Bundesliga

Borussia M’Gladbach blen japonezin e Man. City-t, kontratë për 4 sezone

Mbrojtësi japonez Ko Itakura lë përfundimisht Manchester City-n për t’u transferuar në Bundesligën gjermane, konkretisht te Borussia Monchengladbach. Këta të fundit njoftuan marrëveshjen me 25-vjeçarin, i cili firmosi një kontratë të vlefshme deri në verën e 2026-ës.

I rritur te Yokohama, mbrojtësi u bashkua me Manchester City-n në verën e 2019-ës, por vetëm formalisht, pasi menjëherë u huazua te holandezët e Groningen, ku qëndroi për dy vite.

Sezonin e kaluar Itakura ishte në huazim te Schalke 04, ku bëri paraqitje mjaft gë mira dhe kontribuoi në ngjitjen e ekipit në Bundesligë, ndërsa prej 2 korrikut do të veshë fanellën e M’gladbach.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency