Merkato

Bosi i Chelsea-t zbarkon në Barcelonë, tre futbollistë temë diskutimi

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona po bën të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues dhe në pritje të zgjidhjes së çështjes Leeandoeski, ka përqendruar vëmendjen nga mbrojtja.

Deri tani katalanët kanë prezantuar danezin Christensen, që erdhi me parametra zero nga Chelsea, ndërsa objektiv janë edhe dy mbrojtës krahu të londinezëve, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Bosi i Chelsea-t, Todd Boehly ka mbërritur dje në Katalunjë për të takuar drejtuesit e Barçës, teksa temë diskutimi do të jetë pikërisht transferimi i dy spanjollëve nën urdhrat e Xavit.

Por nga ana tjetër, Boehly dëshiron të kthehet në Londër me mesfushorin holandez De Jong, që është pranë Manchester United, megjithatë amerikani është i bindur që mund të befasojë “djajtë e kuq”.

Barcelona synon të arkëtojë të paktën 80 milionë euro nga shitja e De Jong, ndërsa Chelsea është përgatitur për një propozim prej 60-65 milionësh, plus kartonët e Azpilicuetës dhe Marcos Alonsos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency