Bosnje Hercegovina shkarkon kroatin Prosinecki
Robert Prosinecki nuk është më trajneri i Bosnje Hercegovinës. Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat lokale në Sarajevë, lajmin për shkarkimin nga detyra trajnerit kroat ja dhanë disa antarë të Federatës Bosnjake të Futbollit. Shkak për këtë largim të Prosineckit është bërë renditja e dobët e Bosnjes në eliminatore me Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic me shokë që ishin në të njëjtin grup me ekipe si Italia, Finlanda, Greqia, Armenia dhe Lihtenshtejni. Prosinecki dha dorëheqjen në shtator pas humbjes ndaj Armenisë por në atë periudhë drejtuesit e federatës boshnjake e kthyen në detyrë kroatin deri në fund të eliminatoreve. Sipas mediave favoritë për ta pasur është ish-tekniku Safet Susic i cili do të përpiqet ta kualifikojë Bosnjen në Europian nëpërmjet fazës play off të Nations League.



