Bota e futbollit me sytë nga “Old Trafford”, luhet derbi i Manchesterit
Bota e futbollit me sytë nga “Old Traffoprd”, ku mesditën e sotme në orën 13:30 do të luhet derbi i Manchesterit mes United dhe City-t, një super-sfidë, të cilën si gjithmonë mund ta ndiqni vetëm në ekranin e Supersport.
Dy skuadrat vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon dhe përballja premton një 90-minutësh spektakolar, me ‘djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit.
Për Ronaldon me shokë, kjo do të jetë përballja e parë me tifozët në “Old Trafford”, që prej asaj humbjeje të turpshme 0-5 ndaj Liverpoolit pasditen e 24 tetorit dhe njëkohësisht mjaft e rëndësishme për pretendimet e “djajve të kuq”.
Aktualisht të besuarit e Solskjaer janë 8 pikë larg Chelsea-t kryesues dhe një humbje në derbi mund at thellonte edhe më shumë këtë distancë, duke nxjerrë përfundimisht nga gara për titull ‘djajtë e kuq” të Manchesterit, të cilët do të kenë presionin mbi vete nesër.
Në një situatë më të qetë është City i Guardiolës, që gjithsesi ka mbetur 5 pikë larg Chelsea-t dhe sigurisht që nuk do të donte një tjetër humbje, aq më tepër në derbi, ku disfata kushton edhe në aspektin psikologjik.
Derbi i parë i Manchesterit është zhvilluar më 1881-shin e largët dhe që atëherë dy skuadrat janë përballur 185 herë në total në histori, me “djajtë e kuq” që numërojnë 77 suksese, kundrejt 55 fitoreve të “citizens” dhe 57 barazimeve.
BILANCI I DERBIT TË MANCHESTERIT:

Edhe sa u përket titujve, të dyja bashkë numërojnë plot 94 trofe në kompeticione të ndryshme, ku sigurisht që peshën më të madhe e kanë “djajtë e kuq” me 66 tituj të fituar, kundrejt 28 të Manchester City-t, me këta të fundit që kanë nisur një epokë të artë vetëm në dekadën e fundit, duKe investuar fuqishëm dhe fituar trofe të ndryshëm.
TROFETË E FITUAR NGA TË DY SKUADRAT:




