Futboll

Botërori 2030, Argjentina-Paraguai-Uruguai kandidohen sëbashku

Federata argjentinase e futbollit sëbashku me atë paraguaiane dhe uruguaiane, i kanë paraqitur presidentit të Fifas, Gianni Infantino, kandidaturën e tyre për të pritur të treja sëbashku Kupën e Botës të vitit 2030.

Argjentina do të vendosë në dispozicion 8 stadiume ndërsa Paraguai dhe Uruguai nga dy impiante. Tashmë do të jetë presidenti i Fifas, Infantino ai që do të vendosë, por gjasat janë që kërkesa e këtyre tre shteteve të pranohet, për të organizuar Botërorin që do të zhvillohet pas 13 vitesh dhe që do të vihet në skenë 1 shekull pas Kupës së parë të Botës që u zhvillua pikërisht në Uruguai në 1930.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency