Kombëtare

Botërori çdo 2 vjet, Ceferin: Absurditet total! Projekt populist që shkatërron futbollin

FIFA ka propozuar që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet në të ardhmen, por një ide e tillë kundërshtohet me forcë nga UEFA. Kreu i qeverisë evropiane të futbollit, Aleksander Ceferin shpjegon për Le Jurnal du Dimanche se pse është kundër.

Jam i sigurt se nuk do të ndodhë, sepse është absurditet total. Ky është një projekti populist që do të shkatërronte futbollin, bie ndesh me të gjithë parimet e këtij sporti, dhe nuk është diçka e keqe vetëm për futbollin evropian.

Është e pabesueshme që një organizatë futbolli arrin të bëjë një propozim të tillë për futbollistët, të cilët duhet të luajnë çdo verë nga një turne një mujor, që është një ngarkesë e madhe për ta.

A mund ta imagjinojmë dot sesa do ta kanibalizonte kjo gjë futbollin e femrave? Nuk jam i sigurt se në FIFA do e kuptojnë, por jam i sigurt se do të dëgjojnë refuzimin e tifozëve, autoriteteve, qeverive dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Ceferin.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency