Botërori U-17, Gjermania kualifikohet në fazën tjetër
Gjermania siguroi një biletë për në raundin e 1/8-ave të Botërorit të 17-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Indi, falë suksesit 3-1 në ndeshjen e fundit të grupit C, ndaj Guineas. Për ta mbyllur grupin në vendin e 2-të dhe për tu ngjitur në kuotën e 6 pikëve, përfaqësuesja e pancerave arriti të realizonte 3 herë ndaj bashkëmoshatërëve nga kontinenti afrikan me Arp, Kuhn dhe Cetin. E mbylli grupin C në vendin e parë me pikë të plota Irani që në sfidën e fundit mposhti lehtësisht Costa Rican me rezultatin 3-0.



