Lajme

I dha fund me Luftëtarin, Shkëlzen Ruçi firmos në Kosovë

Gjilani ka arritur të finalizojë marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi. “Gardiani” 26-vjeçar shkon në elitën e futbollit kosovar nga Kategoria Superiore, ku sezonet e fundit ka veshur fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës.

Më parë portieri i ri i Gjilanit ka mbrojtur ngjyrat e Elbasanit dhe Bylisit po në Shqipëri.

Ruçi ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme me “Skifterat”.

Krahas Ruçit, bordi drejtues i skuadrës po punon intensivisht pë të afruar lojtarë të tjerë cilësorë dhe me eksperiencën e nevojshme për të qenë një ekip konkurrues për edicionet e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency