Futboll

Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj: Jam i bekuar që u ftova nga kombëtarja ime

Sulmuesi me origjinë shqiptare, që zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare, Fiorin Durmishaj ka dhënë një intervistë me gazetaren Christina Vrachali, në emisionin e saj “Ping Pong Challenge”.

Futbollisti ka treguar për gazetarën greke emocionet e thirrjes nga Kombëtarja helene, duke e cilësuar këtë çast si një bekim.

“Ishte një telefonatë e papritur dhe për 4-5 ditë nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Fillova ta besoj, kur po i tregoja familjes time dhe më pas erdhi momenti kur u ftova në kombëtare. Jam i bekuar që jam ftuar nga kombëtarja ime”, tha Durmishaj.

Vlonjati u kërkua gjatë edhe nga Kombëtarja Shqiptare, teksa më herët kishte luajtur edhe me Shqipërinë U21 të Alban Bushit, por në fund zgjodhi Greqinë. Ky ishte sezoni më rezultativ në aspektin personal për Durmishajn, që pasi shënoi disa gola në kampionat, arriti të bëhej pjesë e gjigantëve grekë të Olympiacosit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency