Europa League

“Bravo, premtimi u mbajt”, mesfushori i Eintracht zbulon prapaskenën me Modric

Eintracht Frankfurt fitoi 2-3 në “Camp Nou” të enjten, duke eliminuar Barcelonën nga Europa League. Skuadra gjermane zhvilloi një ndeshje të madhe në Spanjë dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-3, duke u dhuruar 30 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin mitik një mbrëmje të paharrueshme.

Kristijan Jakic luftoi fort në mesin e fushës dhe në fund ia doli të mbajë premtimin që i bëri… Luka Modric. Mesfushori i Eintracht ka zbuluar për Sportske Novosti prapaskenën interesante me kapitenin e tij te kombëtarja kroate.

Bisedova me Modric përpara sfidës së kthimit ndaj Barcelonës. Ai më karikoi në maksimum dhe më kërkoi të fitonin ndaj skuadrës katalanase. Unë iu përgjigja:Dakord, kapiten. Të jap fjalën që do të fitojmë’.

Ky është shkaku pse Luka më shkroi pas ndeshjes:Bravo, premtimi u mbajt’”, deklaroi 24-vjeçari Jakic, i cili debutoi tetorin e kaluar me kombëtaren e Kroacisë. Një sukses i jashtëzakonshëm që u festua gjatë në kampin gjerman, por edhe nga Luka Modric.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency