E pabesueshme, humbet me qëllim gjuajtjen e lirë dhe shënon 3-pikëshin e fitores!
Në ndeshjen e kampionatit brazilian të basketbollit mes Basquete Cearense dhe Franca Paulinho, Boracini, lojtari i Cearenses, ktheu ndeshjen në dy sekonda e fundit. Skuadra e tij kishte tri pikë më pak se kundërshtari (77 – 80), ndërsa do të ekzekutonte dy gjuajtje të lira. Shënon të parën, por e humbet me qëllim gjuajtjen e dytë të lirë, për të realizuar më pas një trepikësh që përmbysi gjithçka 80 – 81. Festa e basketbollistëve dhe tifozëve vendas ishte e çmendur, një fitore e tillë vështirë të përsëritet.



