Lajme

Brazil-Kroaci, miqësorja e luksit që nuk duhet humbur në Supersport

Brazil-Kroaci dhe Spanjë-Zvicër janë dy miqësoret e luksit që do të zhvillohen këtë të dielë. Të parën atë mes 5-herë kampionëve të botës dhe përfaqësues ballkanase do të keni mundësi ta shikoni drejtpërdrejt në Supersport. Në orën 16:00 në Anfield Road të Liverpoolit, Seleçao do të sfidojë një nga kombëtaret më të forta të Europës përsa i përket emrave që ka në përbërje. Do të mungojë Neymar i cili nuk do të rrezikohet nga trajneri Tite megjithatë në fushë do të jenë shumë emra me peshë, si Coutinho, Casemiro, Paulinho, Ëillian e Gabriel Jesus i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Brazili gjatë kësaj sfide, me sulmuesin e Manchester City-it që do të ketë detyrën për të dërguar topin në rrjetë. As në krahun tjetër cilësia nuk mungon, pasi Modric, Rakitic, Perisic e Mandzukic do të bëjnë maksimumin për të ndalur Brazilin dhe për, tu hakmarrë në një farë mënyre për humbjen e fundit që pësuan ndaj 5-herë kampionëve të Botës, në Botërorin e Brazilit me rezultatin 3-1. Kjo sfidë konsiderohet si një test gjeneral për të dyja këto kombëtare përpara startit të Botërorit, me Brazilin që bën pjesë në një grup sëbashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën. Më i vështirë do të jetë misioni i kroatëve për të kaluar në raundin e 1/8-ave pasi përfaqësuesja e drejtuar nga Zlatko Dalic bën pjesë në të ashquajturin grupin e ferrit sëbashku me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë. Spanjë-Zvicër do të jetë një tjetër sfidë interesante e kësaj të diele një takim mes dy kombëtareve që adhurojnë futbollin e bukur, prandaj spektakli do të jetë i garantuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency