Merkato

Brazili apo Turqia? Marcelo duhet të zgjedhë të ardhmen

Marcelo prej kohësh ka humbur rëndësinë e tij te Reali i Madridit. Ferland Mendy ia mori vendin e titullarit dhe tani duhet një pikatore për të llogaritur kohën e aktivizimit të brazilianit. Në këtë mënyrë, kuptohet që epoka e tij te “Los Blancos” do të përfundojë sapo t’i skadojë kontrata aktuale, më 30 qershor. Deri më tani, për anësorin ka pasur interesim nga vendi i tij, ku listen e përbënin Fluminense, Botafogo apo Palmeiras.

Në Evropë mësohet se për shërbimet e Marclos ka interes konkret nga Trabzonspori. Klubi turk është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, por lojtari, e ka “refuzuar”, të paktën për momentin, ofertën: “Për momentin nuk po mendojmë për Turqinë”. Mirëpo propozimi ka qenë për këtë merkato dimërore dhe Marcelo, gjithmonë sipas medieve turke, e ka lënë të hapur derën për të ardhmen: “Ne mund të shihemi sërish në fund të sezonit”. A do të jetë Superliga turke destinacioni i radhës i Marcelos?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency