Kategoria Superiore

Braziliani i Dinamos: Futbolli shqiptar si ai portugez, do të kthehemi te rezultatet pozitive

Në konferencën për shtyp të Dinamos në prag të sfidës me Laçin, krah trajnerit Bledar Devolli u shfaq braziliani Denisson, i mbërritur te blutë e kryeqytetit në janar pas përvojës që pati në Kosovë në radhët e Drenicës. Anësori brazilian u shpreh i bindur që Dinamo do të kthehet të rezultatet pozitive dhe do të ngjitet në renditje.

“Për mua është një përvojë e re dhe realisht e vlerësoj këtë kampionat. Vij nga liga e Kosovës, ku gjithashtu pata një eksperiencë interesante. Futbolli i tillë është, ti përpiqesh, por nuk arrin atë që do, pra nuk shkon ashtu siç e kërkon. Ne përpiqemi të shënojmë që skuadra të fitojë. Nuk ka ndonjë shpjegim, thjesht gjërat nuk funksionojnë si duhet për momentin”

Cilësia e Superiores: “Përpara kam pasur dy përvojë në Evropë, në fillim të Braga në Portugali, më pas në Kosovë me Drenicën. Këtu në Shqipëri futbolli është me taktik dhe më i fortë. Pak a shumë, si në Portugali, futboll i fortë dhe taktik. Jam i sigurt që, kur të fitojmë, do të kemi vazhdimësi në rezultate dhe gjërat do të funksionojnë më mirë. Futbollistët e Dinamos po fitojnë vetëbesim, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë dhe ne do të ngrihemi në klasifikim. Pozicioni im?Në pozicionin ku luaj, pra si anësor, jam mësuar, për mua është diçka e zakonshme.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency