Kategoria Superiore

Brdaric analizon barazimin: Ku gabuam ndaj Dinamos

Vllaznia nuk ia doli të shënojë dhe duhet të mjaftohet me një pikë në takimin me Dinamon, që nuk prodhoi asnjë gol. Ndeshja e tretë radhazi që ekipi shkodran nuk pësoi gol, por sulmi nuk funksionoi. Trajneri Thomas Brdaric analizoi sfidën në “Gol pas Goli”Supersport, ku ndër të tjera tha:

Mendoj se të bësh krahasime me një ndeshje tjetër nuk është e drejtë. Luajtëm kundër një ekipi që nuk ka pasur rezultate pozitive, por ka lojtarë me kualitet.

I thashë djemve përpara ndeshjes se jam kurioz të shoh se si do e përballonin sfidën ndaj Dinamos. Gjërat nuk shkuan siç duhet në pjesën e parë, nuk mund të jesh i suksesshëm nëse luan në këtë mënyrë.

Fola me lojtarët në pushim, u thashë që nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Gjërat ndryshuan, u përmirësuam, por nuk patëm fat në gjetjen e golit.

Duhet të kishim fituar më shumë duele, mendoj se loja e dobët në krahun e majtë ishte pasojë e dueleve që nuk fituam. Nuk fituam topat e dytë në pjesën e parë, kjo na penalizoi”, deklaroi trajneri i kuqebluve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency