Kategoria Superiore

Brdaric: E dimë si luan Kastrioti, me vetëbesim dhe përqendrim marrim tre pikët

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme të kampionatit kundër Kastriotit. Kroato-gjermani thekson se e di mënyrën si luan kundërshtari, ndërsa kërkon nga skuadra të vazhdojë atë që nisi në Kupë ku mposhti Pogradecin me rezultatin 6-0.

“Duhet të vazhdojmë atë që nisëm në Kupë kundër Pogradecit, lojtarët duhet të jenë të qetë, të motivuar dhe të përqendruar ashtu siç ka qenë edhe në stërvitje gjatë gjithë kësaj jave dhe nëse nesër luajmë ashtu siç dimë të marrim një rezultat pozitiv.

Dua maksimumin dhe duhet që lojtarët të bëjnë më të mirën për t’i shkaktuar humbjen Kastriotit dhe e gjithë puna të shpërblehet. Ne duhet të kemi vetëbesim dhe të mos mendojmë shumë për Kastriotin, por të mendojmë për veten tonë. E dimë si luajnë ata dhe përqendrimi duhet të jetë se çfarë do të bëjmë ne për të marrë tre pikë”.

6 gola kundër Pogradecit janë një sinjal që edhe nesër do të shënoni shumë? “Të shënosh gjashtë gola kundër një ekipi që mbrohet shumë është një gjë e bukur, por duhet të dimë si të hymë në zonën kundërshtare, të dimë si të fitojmë sa më shumë duele”.

Është skuadra e plotë për nesër? “11-tëshja startuese duhet të jetë e motivuar për nesër dhe lojtarët që do të vijnë nga stoli duhet të jenë të aftë për të bërë diferencën, duke marrë maksimumin mund të fitojmë”, u shpreh Brdaric.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency