Brdaric: Është një sfidë të stërvitesh dhe të luash në kushtet që gjenden në Shqipëri
Trajneri Thomas Brdaric ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit. Tekniku i shkodranëve ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së sa më shumë spektatorëve në stadium, ndërsa shtoi se është e vështirë të luash me kushtet që janë në Shqipëri.
“Dua të them diçka për tifozët tanë në stadium sepse në javën e kaluar më pyetën pse ka pasur pak tifozë. Unë dua të them se i respektoj të gjithë spektatorët dhe sidomos ata që vijnë në stadium, qoftë një, një mijë apo dhjetë mijë dhe do të ishte bukur të shohim nesër më shumë tifozë që na mbështesin. Kemi nevojë për të gjithë, e kemi nisur bashkë dhe iu duam me vete në këtë rrugëtim. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për mua dhe ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe t’i kënaqim tifozët që të jenë sa më të shumtë në numër”.
Në këtë sezon nuk keni fituar dy ndeshje radhazi? “Normalisht që ne kemi shumë dëshirë të krijojmë suksese radhazi dhe të kemi vazhdimësi, por duhet të kuptojmë se është një punë e madhe dhe lojtarët po punojnë fort që ne të rritemi dita ditës”.
Të gjithë ndeshjet e Superiores janë të veçanta, e njëjta gjë vlen edhe për Laçin. Nuk ka rëndësi si është Laçi, ne gjithnjë do ta marrim seriozisht. Duhet të gjejmë mënyrën si ne të mbështesim njëri tjetrin dhe t’i shkaktojmë Laçit humbjen”.
Është kampionat më interesant tashmë që Tirana humbi me Kukësin- “Ishte një sinjal i rëndësishëm për të treguar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe se çdokush mund të mposhtë këdo në kampionat. Çdokush ka një sfidë të vështirë për t’u stërvitur dhe për të luajtur në kushte të vështira që gjenden në Shqipëri. Në ndeshjen e Kukësit me Tiranën disa detaje të vogla bënë diferencën dhe këtë duhet ta kemi parasysh edhe ne”.
Hera e parë që skuadra është e plotë- “Të gjithë lojtarët janë gati, kam vlerësim për stafin, përgatitësit. I kemi lojtarët e shëndetshëm, Victor Da Silva është kthyer dhe kemi mundësi për të zgjedhur lojtarët”.
Çfarë do ta vendosë ndeshjen nesër? “Për mua është e rëndësishme të kemi konfidencë, duhet të tregojmë se jemi një ekip dhe kështu mund të fitojmë. Duhet të japim më shumë se maksimumin për të treguar dëshirën.



