Kategoria Superiore

Brdariç: Fitore e merituar, por Vllaznia më e mirë nuk ka ardhur ende (Video)

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren ndaj Kastriotit dhe mbi të gjitha për lojën e shfaqur nga të tijtë, teksa në intervistën për “Gol pas Goli” deklaroi se më e mira nuk ka ardhur ende për kuqeblutë.

“E merituam këtë fitore edhe për shkak të rasteve të krijuara. Mund të shënonim edhe më shumë, por duhet të kënaqemi me fitoren dhe me atë që dhanë djemtë në fushë. Kishim shumë presion sot, por ia dolëm ta mbajmë dhe të japim përgjigjen e duhur në fushë.

E kam thënë gjithmonë që skuadra është në ndërtim e sipër dhe shumë futbollistë po integrohen gradualisht në lojën që duam të aplikojmë. Nuk është se kemi bërë keq, por kemi pasur edhe gabime në të kaluarën, megjithatë po punojmë për t’u rritur e përmirësuar.

Kemi ende shumë për të përmirësuar në aspektin mbrojtës dhe jo vetëm. Sidomos në tranzicion kemi punë për të bërë, pasi vihemi në vështirësi nga kundërsulmet e kundërshtarit. Megjithatë po punojmë dhe besoj se do të ecim shumë përpara, nëse vazhdojmë të ruajmë këtë atmosferë pozitive.

Është e drejtë që ne lëmë shpesh zbuluar qendërmbrojtësit, ndaj duhet të gjejmë një zgjedhje më të mirë në këtë aspekt. Megjithatë ne jemi një ekip ofensiv dhe tifozët e pëlqejnë këtë. Megjithatë nuk jemi më surprizë dhe ekipet e tjera na vlerësojnë më shumë e na e vështirësojnë punën.

Nuk e di pse nuk ishin shumë tifozë sot, megjithatë unë dua të falënderoj me gjithë zemër ata që ishin sot dhe të shpresoj që të jenë më të shumtë në sfidën tjetër. Nuk e di nëse ishin pak për shkak të çmimit apo për shkak të rezultateve tona, por e kemi shumë të nevojshme t’i kemi të shumtë në numër gjithmonë, pasi janë mbështetje e madhe”, u shpreh Brdariç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency