Kategoria Superiore

Brdaric: Krenar për mentalitetin e Vllaznisë, gabuam kur u tërhoqëm

Vllaznia rigjeti fitoren pas dy barazimeve radhazi në kampionat. Kuqeblutë triumfuan 2-1 përballë Dinamos në Shkodër, dhe tani ndajnë vendin e tretë me Kukësin. Trajneri Thomas Brdaric foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport, ku ndër të tjera tha:

Para së gjithash, unë jam shumë krenar me qasjen dhe mentalitetin e ekipit tim. E nisëm lojën shumë fort dhe në fund ia dolëm të fitonim. Luajtëm të organizuar që prej fillimit të ndeshjes.

Aralica? E meritoi sot me paraqitjen e vet. Është munduar të qëndrojë i qetë, edhe ne jemi përpjekur ta mbrojmë. Gjatë javës ishte në formë të mirë dhe sot ia doli të realizojë.

Ishin disa pika kyçe në lojë. Çdo gjë që ndodh në fushë ka impaktin e vet. Të gjitha pikat, teknike apo taktike, kanë ndikimin e vet, që loja të shkojë në një drejtim apo në një tjetër.

Çfarë folëm pas fitores? Nuk mund të them se isha i acaruar, isha i lumtur për fitoren, por po i flisja lojtarëve për disa gjëra që ndodhën në fushë. Dinamo po lufton për mbijetesën, ata kanë ekip të fortë, por në fund fituam ne.

Rikthimi herët në mbrojtje? Jam krejtësisht dakord. Mendova se zgjidhja më e mirë ishte të qëndronim pak më mbrapa, por kur tërhiqemi duhet të jemi më të zotët në kontrollin e topit dhe të shfrytëzojmë hapësirat. Ne bëmë të kundërtën, i lamë shumë hapësira Dinamos. Mos harroni që kemi qëndruar me një lojtar më pak në disa ndeshje.

Kemi fuqi si ekip, por Dinamo ka lojtarë si Ibraimi dhe të tjerë që e dërgojnë topin në zonën kundërshtare. Duhet të qëndronim disi më lart që t’i bllokonim.

Objektivi? Jemi në një pozicion të favorshëm në tabelë, jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës. Duam të ngushtojmë diferencën me ekipet sipër nesh. Të ruajmë formën e mirë dhe të vazhdojmë përpara. Jonuzi u dëmtua, shpresoj të mos qëndrojë shumë kohë jashtë.

Longo ka thënë që flitet më shumë për Vllazninë sesa për Kukësin, që ka më shumë pikë? Ka raste kur është më mirë të mbyllësh gojën”, deklaroi trajneri gjerman i ekipit shkodran.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency