Kategoria Superiore

Brdariç: Kukësi luan futboll të bukur, por duam tre pikët

Pas një fitoreje të bujshme me 6 gola të shënuar, detyra e një trajneri është të mbajë skuadrën me këmbë në tokë në funksion të së ardhmes, dhe pikërisht këtë bën dhe Thomas Brdaric. Trajneri i Vllaznisë kërkon vazhdimësinë në prag të sfidës me Kukësin.

“Jemi të lumtur për fitoren ndaj Dinamos që na dha një atmosferë të mirë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kërkojmë vazhdimësi. Duhet të punojmë shumë dhe të stërvitemi që të marrim fitoret e radhës. Jam i kënaqur që po punojmë të gjithë bashkë. Çdokush duhet ta kuptojë që është diçka e veçantë të luash për Vllazninë. Secila ndeshje është një mundësi e mirë për lojtarët për të treguar se sa dëshirë kemi për të luajtur për ekipin tonë”, u shpreh tekniku i shkodranëve.

Për sfidën me Kukësin, trajneri i Vllaznisë nuk e fsheh merakun për fushën, teksa shpreson që tapeti i gjelbër të jetë në gjendje optimale për një futboll të bukur.

“Kukësi është një skuadër që bën presing shumë dhe që luan futboll të bukur. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj tyre e të japim maksimumin tonë që të marrim rezultatin që duam. Mund të marrim vendin e parë? Do të ishte diçka e bukur, por Kukësi nuk do të na lërë shumë hapësira. Ne duhet të punojmë shumë për të marrë atë që duhet nga kjo sfidë. Shpresoj që fusha të jetë e mirë, që edhe ne të bëjmë një ndeshje të bukur”, tha Brdariç

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency