Kategoria Superiore

Brdariç: Ndaj Teutës për fitoren e radhës, “Elbasan Arena” do të na ndihmojë

Vllaznia vjen me moral të lartë pas dy fitoreve radhazi dhe do të kërkojë të tretën, teksa kalendari i ka rezervuar përballjen me Teutën në ‘Elbasan Arena”. Trajneri Brdariç pranoi se të tijtë duhet të shfrytëzojnë momentin e vështirë që po kalojnë kampionët në fuqi, megjithatë vuri theksin te mënyra se si skuadra e tij do të përballojë këtë sfidë.

“Kemi bërë dy fitore dhe në të gjithë botën vlen shprehja nuk ka dy pa tre, ndaj do të ishte shumë bukur të merrnim një tjetër sukses përballë Teutës. Unë nuk mendoj për rezultatin, por për mënyrën si do të përgatitim ndeshjen dhe me çfarë përqendrimi do të zbresim në fushë. Teuta po kalon një moment të vështirë, por mbetet një skuadër shumë e fortë, që mund të nxjerrë fytyrën e vërtetë nga momenti në moment. Gjithsesi duhet ta vlerësojmë maksimalisht takimin dhe të shfrytëzojmë edhe momentin negativ të tyre, për të marrë një tjetër fitore”, u shpreh Brdariç.

Te Vllaznia shënojnë të gjithë dhe ky është padyshim një aspekt që e kënaq trajnerin gjerman të shkodranëve, ashtu si edhe fakti që sfrida ndaj Teutës do të luhet në një stadium të mirë si “Elbasan Arena”.

“Më vjen mirë që kemi kualitete në skuadër, për të vendosur ndeshje, pasi njëherë ka bërë mirë Aralica, njëherë tjetër Da Silva, apo Hoxhaj, megjithatë ne punojmë çdo ditë për të vënë theksin te grupi, pasi vetëm kështu mund të ecim përpara. Sigurisht që cilësitë individuale janë të mirëpritura, pro primar mbetet grupi. Më vjen mirë që do të luajmë në një terren si ai i “Elbasan Arenës”, pasi mund të shprehim më mirë cilësitë tona dhe besoj se të gjithë lojtarët janë gati për të përballuar këtë 90-minutësh”, u shpreh Brdariç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency