Bregu: Ky titull arritja më e madhe në karrierën time, te Teuta edhe në Europë
Dejvi Bregu ishte protagonist absolut i suksesit të Teutës këtë sezon, pasi me 16 golat e shënuar, u ka dhënë shumë pikë me vlerë durrsakëve, ndërsa në intervistën e dhënë për Supersport nuk e fshehu kënaqësinë e fitimit të titullit kampion.
“Duhet të ikja larg shtëpisë që të dukesha ky që jam sot dhe kjo është arritja ime më e madhe. Dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë tifozët që më kanë mbështetur. Shkëputja e madhe e pikëve nga Vllaznia na demoralizoi pak, por nuk na i humbi besimin. Fitorja ndaj Vllaznisë ishte kthesa e madhe që na dha forcë. Jam shumë i lumtur për këtë sukses, gjërat e tjera nuk janë në dorën time, sa kam mundësi do të jap maksimumin. Kontrata ime me Teutën mbaron mbas Kupave të Europës. Deri në fund të Kupave të Europës do të jap maksimumin për Teutën, për momentin nuk kam asgjë konkrete për të ardhmen”, u shpreh Bregu.



