Bregu: Sulmit të Luftëtarit i mungon vetëm fati
Autori i golit të Luftëtarit, që shmangu humbjen nga Flamurtarit, Dejvi Bregu, theksoi në lidhjen e drejpërdrejtë me “Gol pas Goli”, se skuadra gjirokastrite po krijon shumë, por nuk e ka fatin me vete.
Golat i pësojmë vetëm në momnte shpërqendrimi. Sulmi është cilësor, nga më të mirët në Superiore. Ndoshta fati s’është në krahun tonë. Shpresoj të jemi më efektivë para portës, si unë dhe sulmuesit tjerë.
I pyetur për ndikimin që ka mungesa e një “pyke” të mirëfilltë, Bregu u përgjigj:
Edhe Lamçja ka luajtur shumë mirë në këtë pozocion, por besoj se në merkaton e janarit do të afrohet një numër 9, që edhe Lamçja të jetë në pozicionin e tij.
Por çfarë ndjesie i jep fakti që ka mundur t’i shënojë skuadrës ku është formuar si futbollist?
Ndihem njësoj si kur i shënoj Flamurtarit edhe skuadrave të tjera. Është thjesht e kaluara ime dhe kaq.



