Itali

Bremer zëvendësues i De Ligt? Jo, Juventus punon në heshtje dhe sfidon City-n

Pavarësisht ofertës së ulët nga ana e Bayern Munich, duket thjesht çështje kohe lamtumira e Matthijs De Ligt nga Juventus. Bavarezët do të vijojnë ofensivën e tyre dhe pritet të rrisin ofertën për të kënaqur interesat ekonomikë të bardhezinjve të cilët nga ana tjetër, ndjejnë edhe presionin e vetë holandezit që preferon të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm.

Në këtë pikë, për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e De Ligt teksa emrat e lakuar në media janë Milenkovic i Fiorentinës apo Bremer i Torinos. Mirëpo, në heshtje, duket se te Juventus kanë një tjetër objektiv. Fjala është për Pau Torres të Villareal. I cilësuar si një nga lojtarët me më shumë potencial në repartin difensiv dhe pjesë e kombëtares së Spanjës, Torres ka kërkesa të shumta nga ana e klubeve angleze si Manchester City apo United dhe për ta bindur nuk do të jetë e lehtë.

Megjithatë, italianët kanë besim dhe pasi të arkëtojnë një shifër të konsiderueshme nga De Ligt, do të kenë burimet e duhura për të bindur mbrojtësin 25-vjeçar dhe Villareal. Nga drejtuesit bardhezi, Pau Torres konsiderohet si lojtari i duhur për të marrë trashëgëminë e De Ligt dhe të formojë një dyshe të fortë me Leonardo Bonucci.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency