Premier League

Brentfordi, në elitën e futbollit anglez pas 74 vitesh

Brentfordi rikthehet në elitën e futbollit anglez pasi kishte munguar prej më shumë se shtatë dekadash (74 vite). Kjo skuadër triumfoi në fazën play off të Championshipit, teksa mposhti në finale Swansea-n me rezultatin 2-0, duke siguruar pjesëmarrjen e parë në Premier League (u themelua më 2 maj 1992).

Golat e shënuar gjatë pjesës së parë nga Ivan Toney dhe Emiliano Marcondes i mjaftuan Brentfordit për të nënshtruar Swansea-n në stadiumin Wembley për t’iu bashkuar Norwichit dhe Watfordit si skuadrat që fituan të drejtën të ngjiteshin në Premier.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency