Brighton mposht Manchester United dhe siguron matematikisht mbijetesën
Brighton mposht 1-0 Manchester United në sfidën hapëse të javës së 37-të të Premier League dhe siguron matematikisht mbijetesën. Një fitore që e çon në +8 diferencën nga Southampton i vendit i të tretë nga fundi por duke patur parasysh përballjen direkte mes shenjtorëve dhe Swansea, Brighton zyrtarizon qëndrimin në Premier League edhe për një tjetër sezon, dy ndeshje para fundit të kampionatit. Në Amex Stadium përballë një Manchester United të pamotivuar dhe me mendjen te finalja e FA Cup ndaj Chelsea-it, vendosi goli i gjermanit Gross në minutën e 57-të me topin që kaloi vijën fate për fare pak.



