Angli

Brighton “peshkon” për trajner në Brazil, tentohet triumfuesi i Libertadores

Graham Potter mori drejtimin e Chelsea dhe te Brighton kanë një mision të vështirë për të gjetur trajnerin e ri. Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë emra, por ende nuk ka një marrëveshje.

I fundit që ka dalë si opsion është trajneri Abel Ferreira i Palmeiras. “UOL” shkruan se Brighton i ka nisur tentativat për ta bindur teknikun portugez të ekipit brazilian.

Ferreira ka fituar dy Kupa Libertadores, 2020, 2021, me klubin brazilian dhe është shpallur trajneri më i mirë në të dy sezonet në këtë kompeticion.

Kontrata e tij me Palmeiras është e vlefshme deri në vitin 2024, por Brighton dëshiron ta marrë tani Abel Ferreiran, i cili nga ana tjetër ka shprehur dëshirën të qëndrojë dhe të fitojë titullin kampion me Palmeiras.

Trajneri 43-vjeçar e ka nisur karrierën me moshat e Sporting, për të kaluar më pas në krye të ekipit B. Përkohësisht ai drejtoi skuadrën e Braga, ndërsa më pas u bë trajner me kohë të plotë në këtë ekip në periudhën 2017-2019, para se të kalonte te PAOK. Një vit me grekët dhe nga viti 2020 drejton Palmeiras në Brazil.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency